Ballkani ka korrur sukses në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Superligës së Kosovës. Ekipi nga Suhareka mundi 0-3 Ferizajin.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh për djemtë e Ilir Dajës, falë golit të Rrahmanin. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e shënuan Bekteshi dhe Korenica.

Ballkani rikthehet kështu në top-3, deri më tani ka grumbulluar 12 pikë. Sfida e radhës është në shtëpi ndaj Gjilanit.

Sa i takon Ferizajit, mban vendin e parafundit në kampionat me 7 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: