Gjykata e Vlorës dhënë këtë të dielë masat e sigurisë për të akuzuarit e arrestuar gjatë operacionit ” Indoors”.

Gjatë seancës e cila ka zgjatur 2 orë, gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin, ndërsa ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Dritan Koçiraj, arrestuar dy ditë më parë në fshatin Kropisht dhe i dyshuar si poseduesi i shtëpisë së barit në këtë fshat. Arrest me burg edhe për Ledjon Zahaj autori i plagosjes pak ditë më parë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se gjykata ka vendosur një masë më të lehtë për 4 punonjësit e OSHEE të arrestuar. Ndaj tyre gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të qarta për përfshirje të drejtpërdrejt, por mbi bazën e dyshimit për veprën e shpërdorimit të detyrës është çmuar qëndrimi i tyre në arrest shtëpie.

Në kërkim për këtë rast janë edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si pronarët e banesave ku ushtrohej aktiviteti kriminal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb