Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës të javës që lamë pas, tashmë ia kanë lënë vendin shirave. Pasditen e së shtunës, pati një fuqizim të vranësirave, duke sjellë shira të dobët në gjithë vendin, dhe në nivel mesatar në zonën qendrore.

Sipas sinoptikanëve, edhe gjatë ditës së sotme vranësira dhe shira të dobët dominojnë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa më të konsiderueshëm shirat paraqiten në zonat Qendrore.

Pasditja, por kryesisht mbrëmja parashikohet të përmirësojë kushtet e motit, duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: