TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka dëgjuar hallet e disa qytetarëve sot në eventin e Bashkeqeverisjes që kanë marrë zgjidhje nga platforma “Shqipëriaqëduam.al”

Kreu i qeverisa tha se dëshmitë e atyre që marrin zgjidhje janë të rëndësishme për të tjerë që nuk marrin përgjigje nga shërbimet e administratës. Gjatë aktivitetit, një prej qytetareve që kishte gjetur zgjidhje për pensionin i ka bërë jo pak lëvdata kryeministrit.

“Sot kemi ditën e javës kur jemi së bashku me disa njerëz të zakonshëm që kanë ardhur këtu si çdo javë për të dëshmuar mbi eksperiencën e tyre me platformën e bashkëqeverisjes dhe për të na ndihmuar që të gjithë të tjerëve t’u përcjellim përmes tyre se kur ndeshen me një padrejtësi, me një mungesë gatishmërie dhe dëshire për t’u shërbyer siç e meritojnë apo kur për një kohë përtej afateve ligjore nuk marrin përgjigjen që meritojnë nga zyrat e shërbimeve të administratës mjafton që të drejtohen tek shqipëriaqëduam.al dhe çështja trajtohet dhe zgjidhet nëse e drejta është në krahun e tyre”, tha Rama.

Ai shtoi më tej se “kur e themi ne mbase nuk është plotësisht e besueshme por kur e dëgjojnë drejtpërdrejt nga njerëzit që shprehin rastin e tyre ndihmojmë që platforma të dëgjohet dhe përdoret gjithmonë e më shumë. S’ka nevojë të presim as 3 minuta as një vit, mjaftojnë 3 minuta për të shkruar në platformë dhe gjithë kjo skuadër vihet në lëvizje”, tha kryeministri.
Më pas kanë vijuar dhe dëshmitë e atyre që kanë marrë zgjidhje. Një pensioniste nga Kuçova tha se kishte marrë më në fund pensionin që meriton dhe madje dhe pjesën që nuk e kishte përfituar nga e kaluara.

Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Të falënderoj zoti kryeministër dhe mund të them jo, jo nuk vdes Shqipëria, ka akoma burra me merita…
Jam regjistruar në nëntor por më 11 prill shkrova. Kur në datë 22 më erdhi njoftimi që portali zgjidh problemin tuaj. Unë tani marr 230 mijë lekë të vjetra mujore dhe 2 milionë lekë të mbartura ndër vite. Ju falënderoj nga zemra dhe
Rama: Çdo javë në fakt ka një apo dy raste, pensionistësh që nuk marrin dot pensionin që iu takon dhe nëpërmjet platformës jo vetëm rivendosin pensionin që iu takon por marrin dhe tepricën që iu takon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb