Deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh gjatë Konferencës së Kryetarëve se pavarësisht se PS deklaron se nuk duan një president nga grupi i tyre parlamentar, ky proces sipas saj në fakt ka filluar në Partinë Socialiste.

Tabaku tha se këtij procesi i mungon serioziteti, pasi fillimisht do duhej bërë Konferenca e Kryetarëve dhe më pas duhej të bëhej votimi i brendshëm në PS.

Më tej Tabaku shtoi se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe çdo takim e diskutim të jetë transparent dhe të mos vijnë si fakte të kryera.

“Nuk kemi dakordësuar për Konferencë Kryetarësh, jemi me kërkesën e zotit Balla dhe zonjës Nikolla. Procesi nuk ka nisur me seriozitetin që i takonte. Ndryshe nga sa thoni për të zgjedhur një kandidat që nuk është i PS, ka lindur dhe nisur në PS në fakt, dhe këtu vendoset një pikëpyetje, do ishte bërë konferenca e Kryetarëve dhe më pas do ishte bërë një votim i brendshëm.

Maxhoranca nuk e ka legjitimitetin të zgjedhë një president vetëm. Procesi të jetë gjithë përfshirës. Çdo takim e diskutim duhet të ketë transparencë, nuk do zgjedhim një përfaqësues të PS, por individ që do ketë detyrën për të ruajtur sovranitetin. Duhej të niste me takimin e kryetarëve dhe më pas proceset e brendshme. T’i  japim këtij procesi seriozitet duke pasur vendimmarrje dhe jo fakte të kryera. Kam një kërkesë, procesi të ketë transparencë dhe gjithëpërfshirje dhe nuk mund të ndodhë me detyrim. Më vjen mirë që u caktua një datë për të dhënë kohë.

Fatkeqësisht, do duhej të prisje këtë ditë që Partia Socialiste të mos ia vendosim damkën presidentit si “president  i zarfit”, por le ta konsiderojmë propozimin e Ballës për ta shtyrë vendimin në konferencën e ardhshme ”, tha Tabaku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: