TIRANË

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se do ta pranojë vendimin e Gjykatës por se sa i drejtë do jetë do flasë pasi ta shohë. Tahiri foli pas mbrojtjes sot në Gjykatën e Posaçme edhe për faktin se tashmë janë prokurorët e SPAK ata që kërkojnë dënimin e tij.

“Do ta pranoj pa asnjë diskutim. Do ta pranoj si një vendim gjykate. Sa të drejtë do e quaj apo jo të shoh vendimin e të flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe të vërtetën”, tha Tahiri për vendimin.

Pyetjes se a ka ndryshuar qëndrim duke qenë se tani është përballë akuzave të prokurorëve të SPAK Tahiri iu përgjigj: “Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb