Sociologu Ergys Mërtiri, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar lirimin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga qelia në arrest shtëpie.

Ai u shpreh se Tahiri është një person që nuk do kapej kurrë nëse nuk do dilnin përgjimet e tij në publik nga Italia dhe që më pas nuk iu hoq imuniteti nga parlamenti në një tentativë për ta mbrojtur.

Sipas tij të gjitha këto nuk mund të jenë rastësi, teksa tha se Tahiri u mbrojt nga kryeministri pasi kërcënoi këtë të fundit në publik duke thënë se askush nuk mund t’i vendoste prangat.

Ai shtoi se Tahiri nuk do dënohej kurrë nëse në seancat gjyqësore nuk do kishte përfaqësues të SHBA-ve, ndërsa tha më tej se ka një ujdi mes kryeministrit dhe Tahirit pasi ai ka dijeni për “bëmat e Ramës”, arsye për të cilin ky i fundit “nuk e shet” ish-ministrin.

“Nuk bëhet fjalë që në zyrtari të dënuar iu sëmur befas gruaja dhe atij iu zbatua ligji për ta nxjerrë. Bëhet fjalë për një person që i kanë dalë përgjime në publik se nuk do kapej kurrë. Ajo rrodhi nga italianët. Prokuroria nuk e hetoi, parlamenti nuk i hoqi imunitetin. Dolën skandale që iu mbuluan dhe në fund mori një dënim të vogël për shkak të presionit nga Amerika. Kjo është fabula.

Ata i kanë kopsitur letrat, jam i sigurt për këtë. Por të gjitha këto nuk mund të jenë rastësi, këtu ka influencë. Tahiri tha që nuk ka bir k që  i vendos pranga atij, ishte kërcënim i drejtpërdrejtë për Ramën që e mbrojti pas kërcënimit. Kur ishte ai ministër ishte mbjellë gjithë vendi me hashash, nuk merrej më njeri me bujqësi.

Në këtë vend janë dënuar njerëz se kanë lidhur dritat dhe kanë vrarë veten në burg. Nuk e çan njeri kokën për këtë. Juridikisht ka shtigje pafund. Po të kishte gjyqësor të pavarur nuk do kishte amerikan që do shkonte në gjyqe. Tahiri nuk do dënohej nëse nuk do ishte SHBA në çdo seancë. Nuk është Tahiri problemi, por politika dhe fenomeni. Kryeministri i del në krah sepse duhet të ketë bëma që Tahiri i di dhe Rama nuk e shet. Këtu ka një ujdi dhe është alarm se të gjithë janë të kapur deri në fyt. As dënohet si duhet, as lirohet si duhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb