Pas deklaratës së Haradinajt, Presidenti serb Aleksandër Vuçic ka hedhur kategorikisht poshtë mundësinë për një marrëveshje finale më 2 shtator në Uashington.

Haradinaj zbuloi se në këtë takim mund të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistuesë, por Vuçiç i ka bërë apel liderëve të Kosovës që të heqin dorë nga ky mendim.

”Nëse liderët kosovarë nisen për në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë”- tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb