TIRANE- Ai qëndroi për 4 vite me radhë me mision në Tiranë, ndërsa tashmë i ka mbaruar mandati. Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu është pritur sot një takim lamtumire nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjatë takimit, që thuhet se ishte mjaft miqësor, Kryemadhi falënderoi Ambasadorin Lu dhe SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Mes të tjerash Kryemadhi suprizoi ambasadorin me një dhuratë simbolike, një jelek me motive popullore. Kujtojmë se sot Doland Lu u prit në një takim edhe nga presidenti Ilir Meta.
(ed.me/BalkanWeb)