Romelu Lukaku dhe Joaquin Correa nuk do të luajnë kundër Barcelonës. Shpresat ishin të pakta, por në orët e fundit te Interi ka mbërritur edhe konfirmimi. 48 orë para ndeshjes në Camp Nou, belgu zhvilloi një punë të personalizuar me topin, ndërsa Tucu kryesisht u mor me pjesën atletike. Të dy do të mbeten jashtë skuadrës për Champions League, lajm ky tejet i keq për Inzaghin.

Pjesëmarrja ndaj Salernitanas? Dyzet ditë pas dëmtimit, Lukaku tani po përpiqet të synojë ndeshjen e radhës në kampionat kundër Salernitana (të dielën 16 tetor në San Siro), por për momentin disponueshmëria e tij e mundshme për të dalë në fushë si titullar duket e pamundur. E gjithë kjo, në pritje të lajmeve në ditët në vijim nga Appiano.

Etg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: