KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të jetë pjesëmarrësi i vetëm në takimin e parë në Bruksel pas rifillimit të dialogut Kosovë- Serbi.

Mediat kosovare bëjnë me dije se vetëm Hoti ka pranuar të shkojë të enjten në takimin e thirrur nga Miroslav Lajçak, kurse Thaçi jo.

Presidenti Thaçi ka bërë me dije prej zgjedhjes së Lajçak nga BE si i dërguar special për dialogun Kosovë- Serbi, se ai nuk do të ulet në një tryezë të udhëhequr prej tij.

Por Thaçi ia ka bërë të qartë qëllimet, njohje reciproke dhe jo shkëmbim territoresh në marrëveshjen Kosovë- Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb