Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar këtë të mërkurë me drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri, Marta Onorato.

Kryemadhi theksoi se e vlerëson për mbështetjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri.

Statusi:

Ishte kënaqësi të takohesha sot me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri Znj. Marta Onorato. Duke e vlerësuar për gjithë mbështjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri, ngritëm sëbashku një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan, që do t’i shërbejë përparimit të misionit tonë, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe në përgatitjen e alternativave drejt një politike konstruktive, që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

278073922 523312952497106 5621133622830573143 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: