I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak ka reaguar në lidhje me takimin e grupeve të punës së ngritur për çështjen e targave. Ka qenë pikërisht Lajçak që ka dhënë lajmin për nisjen e takimit në rrjetin social Twitter.

Ai ka shkuar se grupi i punës dhe Këshilltarët e Lajçak do të takohen rregullisht dhe pritshmëritë e tij janë të mëdha se një zgjidhje konkrete do të vijë brenda 6 muajsh.

“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targa, siç është rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, shkruan Lajçak

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb