Policia ka rrethuar zonën para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Gazetari Osman Stafa tha për News24 se ky takim vjen në kushtet e një shtetrrethimi dhe se policia ka marrë të gjitha masat që protestuesit të mos jenë pranë Kryeministrisë, duke bërë që të vendosen në lokacione të ndryshme
Kjo protestë vjen teksa mbahet edhe takimi i Von der Leyen me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në 17:30 pritet të mbahet edhe konferenca mes tyre.
Në disa momente pati edhe tensione pasi efektivë të policisë tentuan të shtyjnë protestuesit për t’i larguar nga Bulevardi.
Protestuesit janë vendosur edhe te Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
