Pas debaklit në derbi dhe në kuadër të ndeshjes kundër Neëcastle, Zlatan Ibrahimovic u paraqit në Milanello të hënën për të përshëndetur Piolin dhe ish-shokët e tij të skuadrës.

Në fund të vizitës, ish-sulmuesi suedez ka realizuar një video në të cilën ka dshur të bashkojë fansat në këtë moment të komplikuar. “Përshëndetje të gjithë tifozëve të AC Milan. Erdha këtu në Milanello dhe menjëherë shkova te trajneri për t’i thënë se jam gati të luaj, por nuk isha në listë edhe pse ndihem mirë dhe në formë.

Duke lënë mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin. Gjithçka do të jetë mirë dhe do të shihemi në stadium. Mirupafshim!” – shkruan Ibrahimovic, duke dashur të bashkojë tifozët për ndeshjen e parë në Champions League.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb