Eksperti kontabël Altin Sulejmani thotë se taksimi i profesioneve të lira do të sjellë informalitet në këtë sektor.

“Do të sjellë informalitet te klasa më e specializuar e shoqërisë sonë. Janë mjekë, infermierë, inxhinierë, kontabël etj. Kjo manovër fiskale pritet të gjenerojë rreth 10 milionë euro. Asnjë gjë për ta marrë në konsideratë këtë ndarje kaq të madhe le të themi të strukturës sociale”, tha midis të tjerash ai për gazetaren Daljana Sejdia.

Ai theksoi se taksimi duhet të jetë në hormoni me zhvillimin ekonomik. “Nuk diskutohet që do paguajmë taksat, puna është që taksat të jetë në harmoni me zhvillimin ekonomik dhe barra fiskale të ketë sens. Ajo që po ndodh në Shqipëri është se sa vjen dhe rritet barra fiskale, nuk konsultohet me publikun”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb