FIER- Pesë drejtues taksish po procedohen penalisht, pas kontrolleve të kryera kundër informalitetit. Në kuadër të operacionit ‘Informaliteti’ procedimi për këta persona nisi pasi ata kanë qenë të pa pajisur me licence përkatëse për transport të udhëtarëve.

Konkretisht bëhet fjalë për:
-Arbër Fetiu, 25 vjeç ku në cilesinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targa AA926AV.
-Fatos Tafa, 43 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA782GZ.
-Petrit Skëndaj, 53 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA557IL.
-Përparim Zyka, 51 vjeç , ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269
-Artur Hoxha, 46 vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Wolkswagen 6+1 me targë AA874JP.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: