TIRANE

Reperi i njohur Stresi, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë i komentuar në rrjetet sociale dhe në media. Kjo për shkak të një ‘diss-i’ që i ishte bërë nga një mik i dikurshëm i tij, me të cilin duket se tani nuk kanë raporte edhe aq të mira.

Fjala është për reperin nga Prishtina R-jan, i cili në emisionin e së kaluarës në Gjoni Black i bëri një ‘diss’ Stresit. Megjithëse reagimet nuk munguan në rrjete sociale, ai së fundmi njoftoi se në projektin e ri nuk do të bëjë asnjë ‘diss’ dhe se nuk do të shajë askënd.

“Mos pritni diss prej meje as nuk shaj askënd se jemi rrit por meqë doni realitet po realitet priteni po foli i fundit”, ka shkruar ai në një postim të fundit.
Për fjalët banale, Arkimed Lushajt (emri i vërtetë i artistit) iu kërkua edhe nga e ëma e tij, Shpresa, që të ndryshojë këtë pasi nuk është një djalë i tillë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb