TIRANE

Ata janë dy nga futbollistët më të pëlqyer në trojet shqiptare e po ashtu edhe shumë të suksesshëm. Fjala është për vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, të cilët prej vitesh janë bërë pjesë e shtypit e faqeve rozë.

Dyshja janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, duke ndarë me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos lënë anash as njoftimet e tjera.

Së fundmi, Taulanti ka ndarë një postim në InstaStory ku tregon se së bashku me të vëllanë, Granitin, i kanë blerë babait të tyre një makinë.

“Dhurata nga unë dhe Graniti për babanë më të mirë në botë”, ka shkruar ai. Në bazë të foto, makina duket të jetë e tipit Mercedes dhe ndër modelet e fundit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: