NGA:ZONJA ENEIDA

500 gr spinaq
2 qepë të njoma
6 patate mesatare
200 gr gjizë
300 ml qumësht
100 ml pana
2 vezë
100 gr djath kaçkavall
Kripë
Piper të zi
Arrë moskat
Pak galetë

Fillimisht vendosim patatet për të zjerë. Në një tigan të thellë në vaj ulliri skuqim qepët e njoma. Më pas shtojmë spinaqin dhe e lemë derisa të ulet volumi. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat.

Spërkasim një tavë me vaj ulliri dhe galetë. Vendosim një shtresë me feta patatesh, më pas gjysmën e spinaqit dhe gjizë, patate, gjysmën tjetër të spinaqit me gjizë dhe në fund patate.

Përgatisim një masë duke rrahur vezët me qumështin dhe panën. Ia shtojmë tavës nga lart dhe në fund e mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë. E pjekim në 220 gradë për 30 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb