3-4 patëllxhanë
3-4 speca
2 kokrra qepë
1 kokë hudhër
3-4 domate
1 lgj salcë domate
1 lç piper i kuq speci
1 spec djegës jeshil
4-5 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, rigon

Specat dhe patëllxhanët i presim në feta dhe i vendosim në furrë të piqen spërkatur me pak vaj ulliri dhe kripë. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tigan të thellë me pak vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrat. Më pas shtojmë specin djegës dhe 2-3 domate të grira në rende ose në kubikë (pa cipë dhe fara). Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon dhe e lemë salcën të lidhet.

Ndërkohë pastrojmë specat e pjekur nga lëkura dhe farat. Më pas në një tavë të thellë hedhim pak nga salca e përgatitur. Vendosim më pas specat dhe patëllxhanët e pjekur. Mbi to hedhim salcën. E mbulojmë në fund tavën me 1-2 domate të prerë në feta rrumbullake dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb