Nuk mungon festa dhe hareja as në natën e tretë të Festës së Birrës në Korçë. Tavolinat tashmë janë mbushur plot dhe qytetarët presin vetëm nisjen e koncertit si tek terminali i autobusave ashtu dhe tek Pazari i Vjetër.

Qytetarët për mikrofonin e News24 thonë se vijnë vit për vit dhe preferojnë kryesisht Birrën Korça.

Tashmë të gjithë janë në pritje të koncertit që do të shënojë edhe nisjen e vërtetë të Festës së Birrës në këtë natë të tretë entuziaste.

Birra Korça dhe Tirana kanë thyer pritshmëritë këtë vit me interesin e jashtëzakonshëm dhe shumë të lartë nga qytetarët shqiptarë e të huaj që kanë vendosur të festëjnë në Korçë.

QYTETARI NGA KORÇA: Unë nga Korça besoj. Vendali patjetër. Vit për vit vij. Vitet e tjera ka qenë më bukur, kemi dëgjuar këngë korçare, jemi nga Korça pëlqejmë korçare. Ja me gruan, kunaten e baxhanakun. Për Endri dhe Stefin vijmë, i dashurojmë dhe i duam.

QYTETARJA NGA GREQIA: Nga Greqia kemi ardhur. Hera e parë që vijmë, shumë bukur nga duket. E kemi parë nga televizori më parë. Na duket shumë bukur, s’ka si vendi ynë. Do të qëndrojmë dhe nja 5-6 ditë. Me familjen kemi ardhur.”

QYTETARI NGA TIRANA: Nga Tirana kemi ardhur. Hera e parë që vijmë. Sot erdhëm se është festë mbarëkombëtare dhe e veçantë. Kam ardhur me djalin e motrën. E mësova nëpërmjet Neës24 që organizohet”

QYTETARI NGA KORÇA: Ne nga Korça jemi. Vijmë çdo vit.

QYTETARI NGA KORÇA: Për mua s’ka ndryshim ambienti, njësoj është. Dje nuk isha, sot ditë e parë. Do vijmë sërish. Birrën Korça do të pijmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb