Të gjithë u habitën kur në ditën e fundit të merkatos së janarit Barcelona vendosi të transferojë Kevin Prince Boateng. Dhe në të vërtetë, kur jemi pranë fundit të sezonit, sulmuesi ganez nuk ka lënë asnjë gjurmë në skuadrën katalunjase. Vetëm pak minuta në fushë, por si gjithmonë futbollisti është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Pikërisht, komentet e shumta dhe fotot që poston e vendosin Kevin Prince Boateng përballë tifozëve që shpesh herë nuk janë shumë të butë. Pas fitores se Barcelonës kundër Atletico Madrid, Boateng postoi një fotot në Instagram me komentin “Çfarë skuadre”.
Një prej tifozëve iu përgjigj. “Ti erdhe te Barcelona vetëm për të bërë foto”. Por regimi i sulmuesit ishte me të vërtetë shumë sportive. “Po, por foto shumë të bukura”, shrkuante Kevin Prince Boateng.
(balkanweb)