Ka disa dite qe flitet per ngjarjen tragjike ne Durres; gjithe mediat, portalet e TV Kombetare cdo ore edhe dite japin versione te reja, sipas policise dhe akoma nuk ka nje version perfundimtar zyrtar.

Ne nje TV Kombetare nje “sociolog” i konvertuar natyrisht, sepse mosha e tij i perket sistemit te shkuar, kur nuk ekzistonte kjo dege ne Universitetet tona, sepse fundja nuk ishte fare e nevojshne, beri nje analize te ngjarjes…

Me cuditi analiza e tij, nga menyra sesi e shkepuste ngjarjen nga konteksti global dhe e trajtonte ate si dicka ‘shqiptare’, si nje ‘krize te familjes’, duke e abstraguar vete ‘Sistemin Kapitalist’.

Mbase sociologu trembet, se mos e quajne komunist?!, ose vertet nuk eshte i vetedijshem se me keto fenomene ne shqiptaret duhet te mesohemi tashme, sepse keto ndodhin ne te gjithe boten kapitaliste.

Jane te gjitha ‘produkte te sistemit’; qe nga tejmbushja e burgjeve me kontigjent te shtreses se varfer, prostitucionit ne te gjitha format, nga grate dhe vajzat e varfera e deri tek ato te zbukuruara me perla e canta te shtrenjta, vrasjet e perditshme, korrupsioni etj etj…

Keto fenomene jane bashkeudhetare te ketij sistemi, te cilat duhet t’i luftojme cdo dite edhe jo vetem kur ” plas bomba”.

Prandaj sa me pak te apasionuar pas politikes edhe me shume social duhet te behemi te gjithe ne, por me se shumti vete shteti edhe mbi te gjitha Mediat tona ” te nderuara” dhe me ekspert te fushes se sociologjise pa komplekse te se shkuares sone te perbashket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb