Kriza energjitike ka ndikuar dukshëm tek rritja e kërkesave për instalimin e paneleve diellore ne vend.  Energjia e rinovueshme është padyshim zgjidhja për ndryshimet klimatike por edhe për të shpenzuar zero para për faturat e energjisë në fund të muajit.

Ne panairin Energy Expo & Forum jane ekspozuar shërbimet që ofron “Eco Energia” e cila operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike.

Presidenti i kompanisë zoti Rako Paja shprehet se kompania e parë fotovoltaike në vendin tonë që nga viti 2014 ka arritur të lërë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor fal profesionalizimit dhe ndërtimit me cilësi dhe rendiment të lartë  që ofron.

Koha e instalimit për cdo impiant varion në një deri 2 muaj, çelësat dorëzohen në dorë.

Paja tregon se një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme që Shipipëria të mendonte për energji të rinovueshme edhe pse jemi te bekuar me 283 ditë diell në vit. Sot numerohen mbi 100 impiante të realizuara nga kjo kompani.

“Mbaj mend se në fillim bëhët fjalë për vitet 2014, kur flisnim për energji, na thoshin ky ka lajthitur, ne nuk kishim lajthitur e dinim shumë mirë, atë që po mendonim. Shqipëria po mendonte të kishte energji të rinovueshme. Falë klimës me 283 ditë diell. Sic e shikoni kompania jonë ka një vecanti, ju shikoni nuk kemi panele as inverter, kjo është puna e fabrikave, jo puna jonë, për ne flasin klientët. Ata janë të kënaqur, sot kemi mbi 100 kompani që kanë ndërtuar me “Eco Energi”. Impiani punon 25 vjet”, tha Rako Paja, president i “Eco Energia”

Eco Energia ju ndihmon të llogarisni sistemin e përshtatshem për banesën apo biznesin tuaj. Kostoja e faturës së energjisë në fund të muajit është zero

“Eco Energi” mban përgjegjësi për gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Do jemi në dispozicion nga familja më e vogel deri tek biznesi më i madh. Unë do falenderoj dhe bankat që financojnë sot në Shqipëri xhepi të rëndon vetëm nëse nuk do. Thjesht duhet durim, për 4 vjet të kthehet investimi pas, kredinë e “paguan” dielli, falë Zotit jetojmë në këtë vend spektakolar. Ndërsa individi ka kosto zero”, tha Pajo.

“Eco Energy” ka ne themel te punes se saj, pergjegjesine ndaj klienteve te saj. Kryeinxhinieri grek Jorgo Tsartaris, siguron për cilësinë teknike të projekteve duke thënë se mirëmbajtja është e garantuar në cdo kohë nga kompania

“Ne i garantojmë qytetarët shqiptarë ashtu sic garantojmë gjithë klientët europianë se “Eko Energjia” ka eksperince mbi 17 vjecare, ne kemi ndertuar në Greqi, Rumani, Shqiperi e me gjere. Qytetaret te ndihen te qete kur ndertojne impiante me “Eko Energjine”. Ne marrim përgjegjesi te plote, mirëmbajtja është 100% ne duar te sigurta, ne kohe rekord” tha kryeinxhinieri grek George Tsartaris.

Ioannis Titaqis, president i AICO, i pranishëm në panairin e Energjisë thotë se Shqipëria nuk është asnjë hap nga vendet e tjera sa I takon energjise se rinovueshme.

“Të gjithë shtetet sot janë fokusuar në energjinë e rinovueshme, edhe Shqipëria po ecën me ritme mjaf të shpejta dhe mezi presim qytetarët të na kontaktojnë, I mirëpresim ata!”

Një ftesë presidenti i “Eco Energy” e ka për qytetarët që të vizitojnë panairin e Energjisë për të parë nga afër ofertat

“Dua tu them sot jemi në panair, qytetarët duhet të vërshojnë në panair , të marrin kontakt me kompaninë “Eco Energy” dhe të marrin impiantin e tyre dhe të rrinë të qetë për 25 vjet! Fatura e tyre do jetë në fund të muajit zero lekë”, tha Paja

Shoqëria lider në tregun e energjisë së rinovueshme “Eco Energji”’ ka mbi 50  marrëveshje në vazhdim në Shqipëri dhe ne rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb