Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur ne lidhje me të bërit biznes në Shqipëri dhe mënyrën se si arrihet suksesi.

Nëpërmjet një postimi ne rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkroi se tregu është i korruptuar dhe i manipuluar dhe se 11 miliardë lekë nga taksat e bizneseve shkojnë për oligarkët.

Sakaq, ajo gjithashtu ironizoi tregun duke u shprehur se mjafton që të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët për të marrë PPP, pasi kështu mund të shndërrohesh në kompani të suksesshme edhe kur je off-shore.

Postimi i plotë:

Si të jesh i suksesshëm në biznes në Shqipëri?

Nuk ka rëndësi kapitali, as plani i suksesshëm biznesi. Jo!

Rëndësi ka të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët. Pasi kështu fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore.

Ky është tregu i korruptuar dhe manipuluar ku 11 mld nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve.

Deri në 40% shkojmë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohket e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga talsat e shqoptarëve financime!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: