18 marsi ishte afti i fundit për të paraqitur ofertat zyrtare, për të gjithë ata që ishin të interesuar për të blerë klubin e Chelsea. Pavarësisht se Roman Abramocich kërkon një shifër të çmendur, afro 3 miliardë euro, ofertat jo vetëm që nuk kanë munguar por kanë qenë të shumta.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 30 oferta në total kanë mbërritur në dyert Raine Grup, që po menaxhon këtë shitje, 22 vetëm ditën e djeshme.

Mes grupeve të interesuara për të blerë klubin e Chelsea është edhe Blue Football Consortium i Nick Candy, pjesë e të cilit është edhe Gianluca Vialli, dikur një legjendë e klubit të Chelsea, aktualisht ndihmës i Roberto Mancini në përfaqësuesen italiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb