Tritan Shehu ka analizuar krizën në Ukrainë, duke u ndalur edhe tek situata politike në rajon.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Shehu shprehet se Kuvendi i Shqipërisë duhet të reagojë, të dalë me një rezolutë ku të dënohen kërcënimet dhe përgatitjet ruse për luftë ndaj Ukrainës.

Shehu shprehet se po tentohet që lufta dhe klima e saj të futen në zemër të Europës, duke shtuar se kjo është e rrezikshme për të rajonin ku problemet janë të hapura.

Më tej thekson se kjo situatë është e rrezikshme pasi Serbia e armatosur rëndë nga Rusia mohon çdo mundësi për njohjen e Kosovës dhe sipas Shehut kërkon të destabilizojë Bosnjën dhe të krijojë probleme fetare në Mal të Zi.

Statusi:

Kuvendi i Shqiperise duhet te reagoje, Shqiperia nuk mund te qendroje ne heshtje!

Kuvendi i Shqiperise (Qeveria nuk po e ben nje gje te tille) duhet te dale me nje Rezolute ku te denohen kercenimet e pregatitjet ruse per lufte ndaj Ukraines e me gjere!

Duhet te jemi te qarte, po tentohet qe pushtimet, lufta dhe klima e saj te „futen“ ne „zemer“ te Europes.

Shume e rrezikeshme eshte kjo per te gjithe, edhe per Rajonin tone ku problemet jane te hapura, interferencat e interesat jane aktive e destabilizuese si nga Rusia ashtu nga te tjera origjina Lindore.

Vecanerisht e rrezikeshme eshte kjo ne nje situate te tille kur Serbia, pjese e Unionit EuroAsian te Moskes dhe e armatosur rende nga Rusia, mohon cdo mundesi per njohjen e Kosoves, kerkon te destabilizoje Bosnjen dhe te krijoje probleme fetare ne Mal te Zi.

Te besh rolin e memecit e aq me keq te hysh neper labirintet e reminishencave serbe edhe nepermjet „Ballkanit te hapur“ ne nje situate te tille, eshte se paku nje verberi e pa faleshme.

Te vazhdosh te denigrosh Kosoven, te hysh ne shtigje qe sfumojne pavaresine e saj, do te thote t’i frysh „zjarrit“ te rreziqeve ndaj saj e Rajonit.

Nuk mjafton per kete situate vetem ndonje fjale ne mbledhjet e NATO-s, qe dhe kjo duhet.

Kerkohet me shume, se pari denimi me formal e publik i asaj qe po pregatitet reth Ukraines.

Kerkohen pozicionime te qarta denuese ndaj politikave destabilizuese te brendseshme apo nga jashte ne Rajon.

Kerkohen pozicionime, deklarime, qendrime e veprime per te rikonfrimuar qarte pozicionin e rolin tone europeist, perendimor, pjese e NATO, aspiruese e pa lekundur per ne BE, aleate e ngushte e ShBA, per ne dhe per Rajonin.

Kjo kerkon se pari zbehjen e cdo lidhjeje e hapi strategjik, qe mund te krijoje konfuzion te partneret perendimore.

Koncentrimi i yne duhet te jete vetem mbi projektet e BE per Rajonin tone, duke tentuar te involvohen ne ato edhe vendet e tjera antare afer tij, apo me interesa te vecanta ketu.

Domosdoshmeria per daljen me nje Rezolute te tille nuk vjen vetem nga momentet e rrezikeshme te krijuara nga Rusia ne Europen Qendrore, indirekt dhe ne Rajonin tone, por dhe nga shume qendrime te pa qarta qe ka leshuar Qeveria Rama dhe ai vete, ndaj atyre proceseve jetike te Shqiperise e Rajonit.

Eshte momenti tashme per te sqaruar ato, larguar “mjegullnajat” e konfirmuar katerciperisht pozicionin dhe perspektiven tone te vetme e te pa lekundur, ate europiane e perendimore, qofte dhe nepermjet nje Rezolute Parlamentare.

Keshtu ne kryejme nje sherbim te vlefshem ndaj vendit tone, Kosoves, Rajonit e pse jo dhe ndaj partnereve tane.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: