Përleshje janë raportuar mes të dënuarve dhe personelit në burgun e cilësuar si burgu më famëkeq në Iran (Evin). Mediat e huaja raportojnë se gjithashtu ka shpërthyer edhe zjarr.

Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë nga të dënuarit,.

Aktualisht situata është në kontroll dhe e qetë, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Në burgun e Evinit mbahen shumë aktivistë politikë, gazetarë dhe të huaj.

Ndërkohë aktivistët kanë shprehur shqetësimin se jeta e të burgosurve është në rrezik.

Kjo vjen mes protestave të vazhdueshme antiqeveritare që shpërthyen në të gjithë Iranin që nga mesi i shtatorit pasi Mahsa Amini, iranianiania 22-vjeçare, vdiq në paraburgim e dhunuar nga policia.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: