Poetja Rita Petro, e njohur gjithashtu edhe si Rita Filipi, reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Rikard Ljarja, duke thënë se për artistë të tillë është një vend i veçantë në parajsë.

Petro shkruan në “Facebook” se sa herë ta shohim në ekran portretin e tij të bukur e të gdhendur do të gjejmë kohë të ndalemi më gjatë.

“Në Parajsë është një vend i veçantë për artistët si ty Rikard Ljarja. Të kemi dashur shumë, të harruam shumë, të sulmuam ca kohë (mbase jo ty direkt, por filmat shqiptarë në përgjithësi për ideologjizim e tyre, duke harruar pasionin dhe profesionalizmin e madh e të mundimshëm tëndin e të kolegëve të tu kineastë e aktorë) Tani përsëri do të të kujtojmë shumë, pasi do të na mungosh. Dhe sa herë të shohim në ekran portretin tënd të bukur e të gdhendur, përherë në paqe me vetveten, do të gjejmë kohë të ndalemi më gjatë. Lamtumirë Rikard Ljarja!”, shkruan poetja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb