TIRANE – Ditën e diel, në 18 tetor, do të zhvillohet dita e dytë pa makina në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka programuar një sërë aktivitetesh me rastin e kësaj dite, ku nuk do të lejohet qarkullimi i makinave brenda Unazës së Vogël.

Po ashtu, gjatë kësaj jave bashkia ka shpallur nismën “Tirana Dhuron”, aktivitete të cilat do përmbyllen më 19 tetor, ditën e Lumturimit të Nënë Terezës. Për këtë nismë bashkia ka vendosur 12 kosha, ku qytetarët mund të hedhin veshje, këpucë, lodra që nuk iu duhen më, për familjet në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi me organizatat vullnetare, u bëri një ftesë këtyre të fundit dhe qytetarëve që të mobilizohen për të ndihmuar shtresat në nevojë. “Ju ftoj që këtë javë t’ia kushtojmë ndihmës së bashkëqytetarëve tanë. Njerëz në nevojë, institucionet e foshnjave, shtëpitë e të moshuarve, qendrat sociale. Do doja që të gjithë të na jepni një dorë. Në përkujtim të Nënë Terezës të shpresojmë që i gjithë qyteti të përfshihet dhe të solidarizohet”, – tha Veliaj.

Aktivitetet më 18 tetor
1. Akademia e Dy Rrotakut
2. Kidical Mass – Gara e Vogëlushëve!
3. Një ditë me Kamping – Këndi i Kampistëve
4. Postierët e Vegjël – 3 biçikleta dhuratë
5. Këndi i Patinatorëve të vegjël! (Mësojmë patina)
6. Biçi Taxi Falas për të moshuarit
7. Historia e Federatës së Shqiptarë të Çiklizmit
8. MTB tour në Parkun e Liqenit
9. Muzeu i Biçikletave
10. Kinema Biçikletash
11. Bicycle Festival – Muzikë & Festë
12. Cicloficina (riparim biçikletash)
13. Akademia e Aktivizmit – Mësojmë të Protestojmë
14. Pedalo Tiranën pa Makina! (udhëtime me biçikleta me 3 rrota për fillestarët)
15. Këndi “Na Bashkoi Biçikleta”
16. Çajtore Çiklisti Dhuron
17. Lojërat Nostalgjike të rrugës
18. Paraglaiding – sërish me parashuta!
19. Piknik
20. Këndi qytetar – Monument
21. Kinemaja e vogëlushëve
22. Panairi i Luleve
23. Markata e Gjelbër
24. Panairi Bio i Komunave të Tiranës
25. Tirana Dhuron
26. Pitupi Dhuron – Ankand bamirësie për Eco Body
27. Art i Riciklimit
28. Provo biçikletën tënde
29. Ecovolis falas 12:00 – 18:00
30. Dhuro një Yll
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb