Ish-ministri Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mije lekë të rinj në Gjykatën e Posaçme.

Kjo shumë është një faturë e lëshuar nga SPAK në lidhje me dorëzimin e një kopjeje të akteve të dosjes.

Gazetarja klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se Beqaj, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që SPAK të japë aktet e dosjes pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale.

Në seancën e sotme Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër. Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: