Vlerat e lojtarëve në tregun e “transfermarkt” vazhdojnë të përditësohen. Kristian Shpendi ka fituar 500 mijë euro në vlerësim për shkak të nisjes së mirë të sezonit, dhe tashmë është në shifrën 5 milionë eurove te Çezena. Ndryshe edhe vlera më e lartë në skuadrën e Serisë B.
Edhe Stavro Pilo ka fituar 500 mijë euro me vlerësimin e fundit. Tashmë është në kuotën 2,5 milionë euro, që është edhe më e larta ndonjëherë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Të dy lojtarët vazhdojnë të stërviten nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran. Përpara është ndeshja me Finlandën që mund të vendosë shumë për fatin e Grupit 1 në Ligën C.
Kujtojmë se kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 6 pikëve pas dy raundeve në Ligën e Kombeve. Objektiv është vetëm vendi i parë.
