Tifozët kuqezi kanë një idhull të ri, kjo u pa qartë edhe ndaj Izraelit, në çdo top që prekte Broja, stadiumi “Air Albania” ngrihej në këmbë. Ylli kuqezi është kthyer në fiksim edhe për disa klube, që kërkojnë me insistim shërbimet e tij. Emrin e Brojës e gjen thuajse kudo në media, në Angli dhe jo vetëm.

Napoli ka qenë që në fillim një prej klubeve më të interesuara, por në fillim dukej sikur e ardhmja e tij ishte e lidhur ngushtë me largimin ose jo të Osimhen. Ndryshe nga se flitej në fillim, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Napoli do të tentojë të afrojë Brojën, ikën ose jo Osimhen.

Broja
Broja

Klubi napolitan beson shumë te talenti shqiptar, kanë marrë edhe garancinë nga Edy Reja, për këtë arsye do të tentojnë gjatë meraktos së verës të bindin lojtarin por mbi të gjitha të bindin klubin e Chelsea. Blutë, të shtyrë shumë nga trajneri Thomas Tuchel, nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e Brojës, të paktën dëshirojnë ti japin një shans. Broja mbylli një vit pozitiv, 9 gola me fanellën e Southampton, duke bërë më mirë se pjesa më e madhe e sulmuese që Thucel ka në dispozicion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: