E besoni apo jo, por Armando Broja, sulmuesi kuqezi, ka përfunduar edhe në radarët e Inter. Në Itali prej ditësh insistojnë se Broja është alternativa e parë për Napolin, në rast se Vicktor Osimhen largohet, por më sa duket emri i “bomberit” kuqezi josh edhe klubin zikaltër.

Broja është në pronësi të Chelsea, ka një kontratë deri në 2026, për momentin është i dhënë në formë huazimi te Southampton. Në fund të këtij sezoni, Broja do të rikthehet në Londër, të paktën kështu u shpreh trajneri Tuchel.

Broja
Broja

Sipas Goal.com vlera e kartonit të Brojës është afro 25 milionë sterlina. Jo vetëm në Angli, ku e dëshirojnë disa skuadra, si Arsenal, West Ham dhe Southampton, Broja tani është kthyer në një objekt dëshirave edhe në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb