Sfida e parë dhuroi spektakël. E njëjta gjë pritet edhe në aktin e dytë të përballjes në çerekfinalet e Champions mes Paris SG dhe Bayern Munich. Prozhektorët drejtohen në “Parc de Prince”, ku parizienët duhet të mbrojnë epërsinë e ndeshjes së vajtjes, ndërsa bavarezët kërkojnë një përmbysje të madhe për të mbajtur gjallë shpresat në misionin e mbrojtjes së trofeut më presstigjoz të futbollit europian për klube.

25561161 Fotos Fc Bayern Muenchen Paris Saint Germain 3ja6
25561161 Fotos Fc Bayern Muenchen Paris Saint Germain 3ja6

Një objektiv aspak i lehtë, pasi mungesat vazhdojnë të jenë një problem për kampionët gjermanë. Jashtë Lewandowski, ashtu si Gnabry, ndërsa listës së gjatë i shtohet edhe Sule. Por Flick nuk kërkon alibi.

Eyyrxykw8aci8wg
Eyyrxykw8aci8wg

“Duhet të bëjmë punën tonë në mënyrë që t’i detyrojmë të bëjnë sa më shumë gabime. E dimë që duhet të shënojmë të paktën dy gola. Do të jetë e vështirë, sigurisht, por ne luajmë futboll pikërisht për ndeshje si kjo. Duam të bëjmë një surprizë të vogël në Paris”, ka thënë trajneri i Bayern Munich, që ka marrë lajme të mira nga disa prej titullarëve të tjerë në dyshim. Hernandez, Goretcka, Boateng dhe Coman kanë zhvilluar normalisht seancën e fundit stërvitore.

1204 2021 L1 Psg Nantes Pochettino 1
1204 2021 L1 Psg Nantes Pochettino 1

Rikthime të rëndësishme edhe te Paris SG, pasi Verratti dhe Florenzi janë shëruar nga Covid-19. Por gjithsesi, francezët duhet të bëjnë oa kapitenin Marquinhos në misionin për të mbrojtur fitoren 3-2 të ndeshjes së vajtjes. Por Maurizio Pochettino e di mirë që kaq mund të mos mjaftojë. “Duhet të bëjmë sërish mirë si në ndeshjen e parë. Gjithçka është e hapur dhe kushdo mund të fitojë. Duhet të fitojmë edhe këtë sfidë për të vulosur kualifikimin. Bajerni është kampioni në fuqi dhe kampionët janë gjithmonë favoritë”, ka thënë tekniku argjentinas, që do të mbështetet sërish te dyshja e sulmit me Mbappe dhe Neymar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb