Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka zhvilluar një debat me gazetaren Klodiana Lala sa i përket situatës në PD.

Lala ka deklaruar se PD është marrë peng nga kryetari Sali Berisha, i cili nuk lejon që kjo parti të jetë vitale dhe nën drejtimin e të rinjve.

Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Nisëm një proces, sot PD ka një sekretariat të ri me 14 të rinj e të reja. Do t’i japim mundësi, nuk mund t’i paragjykojmë.

Lala: Drejtohen nga një kryetar i vjetër që po mban peng PD.
Bardhi: Ky është gjykimi juaj. Jeni ju anëtare e PD?
Lala: Jam gazetare ndaj jam këtu. Berisha nuk duhet të qëndrojë duhet të hapë krahun e të jetë një partie re vitale.
Bardhi: Anëtarët e partisë janë ata që vendosin se kush do të jetë kreu i partisë. Peng merret partia kur anëtarët nuk e duan kryetarin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb