TIRANË

Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e tij në parlament, i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, që të hetojë votat që kanë dalë të pavlefshme në procesin zgjedhor të datës 25 prill 2021.

Gjuzi theksoi se është i turpshëm, fakti që kryeministri ka ngirtur një sistem të tërë të spiunazhit, duke shtuar edhe se seanca e sotme po zhvillohet me nxitim.

“Ne që u quajtëm opozitë e re, kemi dy vjet që jemi në parlament. Seanca duket e nxituar. Ngarkesa është shumë e madhe dhe nuk ka as 24 orë që na keni njoftuar. ne ishim korrekt me ju, ndërsa ju nuk ishit korrekt me ne.

Ju na keni lënë minutazh të reduktuar dhe nuk kemi përçuar tek qytetarët shqiptarë të vërtetën 100 për qind. Zoti kryetar, ju që njiheni si burrnor, të lejonit kryeministrin të merrej me spiunë. I jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian  Çela që të hetojë për votat e pavlefshme”, deklaroi Gjuzi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb