Me tone të forta, një prej protestuesve të Bërxullës ka paralajmëruar akt ekstrem vetëflijimi, se do të digjej me benzinë.

Nga protesta e Bërxullës, ku banorët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, e moshuara tha se te Hipoteka është emëruar Dallëndyshe Bici, një hajdute e madhe.

“Shteti shqiptar, bashkë me Ballukun, me Elvis Berberin, janë qytetarët më të ndyrë të këtij vendi. Nuk na lënë të protestojnë. Shteti shqiptar duhet të vërë gishtin kokës, të bëjë vlerësim të pronave. Gener 2 po bën lojëra të mëdha. Edhe një firmë dyshekësh po e fusin në kurth. Ne nuk do të dorëzohemi. Pronat dhe shtëpitë nuk do t’i dorëzojmë për këtë shtet dhe ne rrimë 6 muaj rrugëve. Ne nuk kemi dalë për qejf në rrugë. (Bën live pompën e astmës). Jam invalide, shteti nuk mund të më hedhë në rrugë. Ku është ky shtet? Ku kanë këto shoqata? Pse nuk vjen shteti që të na takojë. Kryeministri na prezanton kandidatët për kryetar bashkie, po ne po rrimë rrugëve. Na hoqën dhe atë drejtorin e Hipotekës, e kanë vënë Dallëndyshe Bicin, një hajdute e madhe që vodhi andej dhe e vunë të pronat. Ata s’do marrim asgjë nga ne. Duan lekë ata që t’i bëjnë letra ata.

Populli nuk ka bukë të hajë, sa i ka çuar të gjithë shqiptarët të shkojnë drejt vetëvrasjes. Ne do bëjmë akte më të rënda. E kam benzinën me vete dhe policia s’ka ça të më bëjë. Do e nxjerr këtu, kam dhe shkrepëse. E kam benzinë, do e përdor kur të më dojë qejfi. S’kam frikë. Jam heroinë si Shote Galica. Ku jeni ju polica? Po na shtyni në rrugë. Toka e fshatit tonë është, s’na e ka dhënë qeveria, por e kanë pronarët e Bërxullit. Jemi autoktonë.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: