Të jesh i zgjuar ke gjithë të mirat, disa gjëra i fiton me lehtësi në jetë, falë inteligjencës së lindur. Por ndonjëherë tregon dhe dobësi, si tek kjo video që është kthyer në hit brenda pak orësh në Britani.
Në video tregohen momentet e një gare dijeje mes universiteteve. Konkursi organizohet nga BBC2 dhe është shumë i ndjekur.
Por duket se video konfirmon edhe stereotipet se tipat e zgjuar janë edhe frikacakë.
Një konkurrent, i quajtur Charlie Clegg, u tremb kaq shumë nga zilja e kolegut të tij, sa video e këtij momenti ka bërë audiencën të qeshë.
(d.b/BalkanWeb)
