IZRAEL- Të mbijetuarit e Holokaustit i kërkuan sot qeverisë izraelite për të hequr dorë nga programi i fundit që i detyron rreth 40 000 imigrantë afrikanë, pa dokumente për t’u larguar me vullnet të plotë ose në të kundërt do të lihen në paraburgim për një periudhë të pacaktuar.

“Ne, që dimë në mënyrë perfekte se çdo të thotë të jesh refugjat, pa shtëpi dhe pa mbrojtjen e shtetit, nuk mundemi të konceptojmë sesi një qeveria hebreje mund të kthejë mbrapsht refugjatë dhe azilkërkues drejt një rrugë plot me dhimbje dhe vdekje”, shprehen 36 nënshkruesit izraelitë të një letre të hapur publike në gjuhën angleze nga e përditshmja “Haaretz”, një ditë para ditës ndërkombëtare në nderim të Holokaustit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahui njoftoi në fillim të janarit hartimin e një plani për largimin e rreth 38 000 imigrantëve të paligjshëm, kryesisht eritreas dhe sudanezë, të cilët nuk bien dakord të largohen vullnetarisht me një kapital prej 3 500 dollarë (2 900 euro) deri në fund të marsit, duke i ndëshkuar me arrestim dhe izolim deri sa të pranojnë të largohen nga vendi.

Ministria e Brendshme siguroi se minorenët, gratë dhe prindërit e minorenëve nuk ishin pjesë e planit të qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: