Besim Ndregjoni:

Ne Pjesëmarrësit e revoltës Anti-komuniste të Spaçit & Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në kuadrin e 50 vjetorit të Revoltës Antikomuniste të Spaçit shpall: Vitin 2023 Viti i Qendresës Antikomuniste në nderim të Martirve të Lirisë që 50 vite ma pare në mes të plumbave ngritën flamurin pa yllin komunist.!

Përvoja e hidhur 32 vjeçare e pluralizmit shqiptar e drejtuar nga mentaliteti komuniste i forcave politike ka nxjerr në rend të ditës Emergjencën Kombëtare:

Të shpëtojmë Kujtesën Kombëtare nga shkombëtarizimi i politikës 32 vjeçare në mbrojtje të  diktaturës.

Të Përndjekurit politik antikomunist shqiptar janë tepër të indinjuar nga sjellja e pushteteve politike në Shqipëri e cila gjat 32 viteve ka heshtur ndaj krimit komunistë dhe ka promovuar bolshevizmi me metoda demokratike duke mos njohur asnjë normë njerzore, as duke mos ndjek rrugën e shteteve të lindjes të cilat zhvilluan demonikustizimin dhe ngritën lart në ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe dënuan diktaturat Komuniste. Fatkeqësisht në Shqipëri shoqëria është e ndamë në dy kategori, qytetar të dorës parë, ithtarët besnikët pjesmarrsit e mbajtës në pushtet të diktaturës, qytetar të dorës së dytë antikomunistet të përndjekur politikë të cilët përballuan krimet e diktaturës enveriste 45 vjeçare. Mbrojtsit e diktaturës të reshtuem në dy forcat politike kryesore gjatë tre dekadave zgjodhën heshtjen ndaj krimeve, promovuan formalisht demokracinë por duke mos i dënuar krimet dhe duke heshtur ndaj jetve të humbura shqiptare. Shteti u kthye në vartësi të pushtetit dhe promovoj elementët më të këqinj të diktaturës duke e politizuar shoqërinë skjashmërisht. Nuk lejoj dhe nuk bëri Nuremberg ndaj diktaturës enveriste, përkundrazi edhe sot mbas 32 vitesh bolshevizmi shqiptar kremton datat e diktaturës dhe përçmon kontributet sakrificat e antikomunisteve që nuk e lanë të qetë diktaturën me aksione politike të një rezistence të jashtzakonshme që disidenca europiane stepet sot nga kjo rezistencë e jashtëzakonshme e shqiptarve të pambrojtur dhe nga ndërkombëtarët. Nisur nga heshtja e politikës sot në Shqipëri jan prishur ekuilibrat e shoqërisë që po e dërgojnë vendin drejt një konflikti social dhe jo drejt paqes siç kemi përçuar ne antikomunistët të përndjekur politikë. Sot politika  ka institulanizuar urrejtjen politike ndaj shtresës të përndjekurve politikë në vend që ti përgjigjet paqes që e promovojnë nga 32 vite.

Është koha ti themi ndal urrejtjes së pushtetit politikë dhe të shpëtojmë kujtesën kombëtare. Një komb pa kujtesë është i destinuar të shkombëtarizohet. Ka 32 vite që pushtetet politike kan punuar që të fshihen krimet e komunizmit, ky është krim shteror që kan ba këta pushtetar në vendin e tyre.

Ky vit është viti i 50 vjetorit të revoltës së Spaçit ku shqiponjat e shqipnisë në mes plumbave mbrojtën dhe ngritën flamuri pa yllin komuniste.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prandaj në këtë kuadër të 5o vjetorit i kërkojmë shtetit shqiptar:

  1. A) Qeveria shqiptare mbrenda muaj shkurt të lëvroi fondin për rehabilitimin e Muzeut të Spaçit!

Me punën e papaguar me sakrificat e jetëve të hunbura të  martirve të Gulakut të Spacit që i ka dhënë shtetit shqiptar mijëra tonelata bakër dhe pirit ndërtohen 10 muzeueme!

Me lëvrimin e fondeve me dt. 21 maj 2023 të bëhet inaugurimi i këtij muzeu që barazohet me Aushvicin dhe me gulakët e Siberisë! Vetëm  Shqipëria kishte Spaç, asnje vend komunist nuk ka pasur kamp të tillë.

  1. b) Në Tiranë të ngrihet një lulishte me emrin “Lulishtja e mbrojtjes së flamurit”, ku të lartësohen monumentetet e heronjve të lirisë së Spacit, Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, dhe Skender Daja, si dhe në murin rrethues të skalitën emrat e pjesmarrsve të revoltës që u ridenuan për revoltën.
  2. C) Qeveria shqiptare tu akordoi pension suplementar të gjith të burgosurve politikë që kan mbetur gjallë.
  3. d) Të ngrihet parcela kombëtare e kujtesës të mbi 6000 të zhdukurve në Tiranë ku të përjetsohen emrat e tyre!
  4. e) Te caktohet nga parlamenti 25 janari i 1945 dita kombëtare e kujtesës në nderim të 6000 të zhdukurve.
  5. f) Burgu i Burrelit të shpallet muzeu i zhdukjes se intelektualve të kombit.
  6. i) Presidenti i Republikës të nderoi me dekoratën më të lartë Revoltën e Spacit në mbrojte të flamurit.

Si dhe te nderohen me urdhera të lart pjesmarrsit e revoltës!

Ministria e arsimit, dhe e kulturës dhe akademia e shkencave të lejonë botimet e letërsisë se burgut komuniste dhe krimet e diktaturës të jenë prezence ne librat shkollor.

Vendosja e pllakave apo të ndërtimin e lapidarëve në burgjet dhe kampet e punës, ku kanë vuajtur ish të dënuarit dhe të persekutuarit. Të filmohen dhe të fotografohen të gjitha veprat që kanë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë ish të përndjekurit politikë me punë të detyruar pa vendim gjykate.

Të promovohen në organet kushtetues kapacitetet nga të përndjekurve politike se se këto kapacitete sjellin në politik berje dhe shtetndertim moralin qe i ka munguar politikes per 32 vite.

Ministria e drejtsise të kaloi 1000 të përndjekurit që i kan kaluar afatet e dorzimit të dokumentave.

Të hiqet neni i  terrorizmit nga ligji i dëmshpërblimin, një nen Kriminal në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Ju bëjmë thirrje institucjoneve financuese kombëtare e ndërkombëtare fondet të kalojnë në dispozicjon të kujtesës kombëtare jo xhepave të OJF si ku kan kaluar në këta 32 vite duke u pasuruar mashtruesit që kan hallin të mbushin xhepat e tyre dhe jo të mbrojnë të vertetn e të denojnë krimin komunistë, larg duart nga Spaci edhe uratat  të kryejnë shërbimet fetare jo të meren me politikan që duan ta politizojnë kujtesën.!

Le të sherbej ky 50 vjetor  për paqen dhe të denojmë urrejtjen, le të jemi qytetar me shanse të bararta si qytetar të Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: