TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh, sipas tij dërguar për mësuesit nga Ministria e Arsimit. Duke iu referuar ankesave të maturantëve, Boçi deklaron se matura e sivjetme është e kontestuar dhe nga mësuesit. Ai shprehet se Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë dhe se kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.

Sms Boci
Sms Boci

POSTIMI I PLOTË
PIKA E DEGRADIMIT TË MATURËS
Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.
Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.
E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.
Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.
Më turp e zi s’ka ku të shkojë.
Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.
Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.

Boci 1
Boci 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb