Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në Real Story u shpreh se PD dhe ai ka vullnetin dhe potencialin që Shqipëria të oshtijë edhe njëherë nga shpresa dhe jo nga dëshpërimi.

“Të oshtijë edhe njëherë Shqipëria nga shpresa e jo nga dëshpërimi. A është e vështirë? Po. Dëm të madh ka bërë politika, dinozaurët e politikës. Por është e mundur, dhe do të ishte mëkat që sot jemi vendosur përballë Trekëndëshit të Bermudës, PD dhe unë km vullnetin ë këtë potencial t’ia vëmë në dispozicion Shqipërisë.  E gjithë beteja bëhet për fëmijët tonë.Nuk ka përjashtime nga PD, as nga Grupi Parlamentar. Brenda PD-së ka një galeri personalitetesh dhe individësh dhe të gjithë e kanë vetë në dorë performancën mbi përgjegjësitë e demokratëve që i kanë zgjedhur përfaqësues.  Njerëzit do t’i gjykojnë. Jo për simpatinë, por për aftësinë e tyre për të bërë detyrën në parlament.

“- u shpreh ai

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb