Dy persona humbën jetën dhe shtatë u plagosën kur një mbikalim në ndërtim e sipër në Bangkok u shemb.

Mbikalimi u shemb gjatë orëve të pikut me trafik të konsiderueshëm në zonë, duke shkatërruar  disa makina.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan se segmenti metalik dhe betoni i urës u rrëzua, duke lënë një re pluhuri në zonë.

Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Lat Krabang, në lindje të kryeqytetit tajlandez.

Autoritetet i kanë kërkuar publikut që për momentin të shmangin zonën.

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për gjetjen e viktimave që mund të jenë nën rrënoja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb