Eduardo Camavinga mbetet një futbollist i rëndësishëm i Real Madrid, teksa ka dhuruar paraqitje të mira, sa herë që trajneri Ancelotti e ka thirrur në apel. Gjithsesi, përtej të gjithave, mesfushori duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë me golin. Në fakt, Camavinga ka dy vite që nuk shënon dhe në dhomat e zhveshjes së Los Blancos ka nga ata që “kursejnë” shakatë.

“Te Real Madridi kam Vinicius që më ngacmon shumë”, tregon mesfushori francez, aktualisht i ipmenjuar me kombëtaren, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë. “Mos gjuaj, mos gjuaj!, Më thotë gjithmonë Vini. Ai nuk ka besim tek gjuajtja ime” – Tha Camavinga me humor.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: