Policia e Shtetit ka vijuar me publikimin e personave te botes se krimit qe jane ne kerkim per vepra te renda penale.

Diten e sotme jane bere publike 3 emra, konkretisht; Pjetër Pacani, Jak Gjini si dhe Besmir Xhebexhia, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policise, Pjetër Pacani, akuzohet se në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë,ka vrarë me armë zjarri shtetasit me inicialet N. Z., dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nderkohë, Jak Gjini, akuzohet se në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh të Lezhës, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin me inicialet P.B., ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Personi i tretë, Besmir Xhebexhia, akuzohet se në datën 22.07.2000 ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit me inicialet A. N., dhe R. N., dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb