Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi në orën 01:45.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se një person ende i paidentifikuar, i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb