Të shtëna me armë janë regjistruar në SHBA, ku si pasojë 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bari sporti në Teksas.

Policia njofton se sherri ka ndodhur brenda lokalit dhe më pas ka përshkallëzuar në ambientet e jashtme ku degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

“Autori i dyshuar filloi të gjuaj në ajër, ndërsa më pas hyri në lokal.

Ai u takua me shumë njerëz në parking, e në fund, qëlloi pesë persona. Tre kanë vdekur dhe dy kanë mbetur të plagosur, ndërsa i dyshuari është ende në arrati”, u shpreh njëri prej efektivëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb