Autoritetet spanjolle kanë evakuuar studentët e universitetit në Leioa, pranë Bilbaos, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar, ndërsa raportohet se për fat të mirë nuk ka mbetur asnjë i plagosur.

Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari ishte një i ri, pa dhënë detaje të tjera.

“Universiteti u evakuua në orën 18.50 (me kohën lokale) dhe i dyshuari u arrestua, nuk pati të lënduar,” tha një zëdhënës i policisë në Vendin Bask.

Shumë media lokale raportuan se i riu ishte i armatosur me një pushkë dhe se kishte terrorizuar studentët duke thyer xhamat e godinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb